Përmes një njoftimi të bërë dje, IGJEUM ka paralajmëruar këtë të diel nivel të lartë rrez iku sa i takon zj arreve në pyje, pothuajse në të gjithë qarqet e vendit.
“Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “i moderuar” rre ziku”, thuhet në njoftim.
“Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë”, vijon njoftimi, ku mes të tjerave për ditën e sotme temperaturat pritet që të shkojnë mbi 41 gradë.
NJOFTIMI
Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rre ziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet r re zik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).
Rre ziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e diel dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 36 °C
në vendet e ulëta: 20 / 41 °C
në vendet malore: 16 / 36 °C
Era
Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.