Masat ajrore të nxehta dhe të thata më origjinë nga veriu i Afrikës do të përfshijnë vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët gjatë paradites.
Sipas MeteoAlb, pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat veriore ku rrezikon edhe ndonjë rrebesh afatshkurtër, duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me kthjellime dhe temperatura të larta.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale ku mëngjesi shënon 17°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 39°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.