Loading...

Vendosen radarë në autostradën Vlorë-Levan

Vendosen radarë në autostradën Vlorë-Levan

Vendosja e radarëve me qëllim mbajtjen nën kontroll të qarkullimit të automjeteve dhe parandalimin e aksidenteve për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, është bërë i mundur ditën e sotme në autostradën Vlorë-Levan.

Ndërkohë sipas burimeve, në disa prej akseve rrugore në vend, janë vendosur radarë të fshehtë nga Policia e Shtetit. Këta radarë bëjnë fotografimin e makinave duke matur shpejtësinë e lëvizjes.

Radarët e rinj bëjnë deri në 700 shkrepje në ditë, duke fotografuar pjesën më të madhe të makinave dhe duke matur shpejtësinë e lëvizjes.

Shkak i vendosjes së këtyre radarëve janë aksidentet e shpeshta që ndodhin në disa prej akseve kryesore në vend. Policia thotë se do të njoftojë shoferët me tabelë, për çdo aks që do të monitorohet me radarë të fshehtë, por pa specifikuar vendet ku do të vendosen.

Gjoba shoferëve do t’ju dërgohet me postë. Për policinë mbetet problem fakti se mungojnë adresat për pjesën më të madhe të qytetarëve, por u bëhet apel shoferëve që të kontrollojnë online te webi i Policisë së Shtetit, nëse kanë gjoba të papaguara.

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com