Ndeshja e raundit të parë në xhudon olimpike, kategoria -66 kg, midis spanjollit Alberto Gaitero dhe ukrainasit Georgii Zantaraia ishte vërtet e vështirë. Dueli u fitua nga Zantaraia pas një përballjeje shumë të fortë, e cila zgjati 8’30″.
Në fund, kjo ndeshje e pa Gaitero të përfundonte me kokën plotësisht të fashuar për shkak të dë mtimeve të pësuara. Spanjolli fillimisht u dëmtua në buzë dhe më pas, pasi u mjekua, pësoi një çarje të thellë në vetull, prej nga qe e vështitë të ndalej gja kderdhja.
Plot dhi mbje, me fytyrën të fashuar, Gaitero refuzoi të flasë me gazetarët pas eli minimit të përgj akshëm nga “Tokyo 2020”. Xhudisti, 25 vjeç dhe 1.65 i gjatë, shkoi direkt në dhomën e zhveshjes për të mjekuar pl agët fizike dhe rikuperuar emocionalisht. Një be tejë vërtet e ashpër për të.
Pavarësisht mënyrës së hidhur të hu mbjes, Gaitero ka pasur karrierë të bujshme në vitin 2021, me një medalje argjendi në “Grand Slam” dhe një tjetër bronzi në Europianin e Lisbonës. Ai nuk mund ta vendoste “qershinë mbi tortë” në Olimpiadën e Japonisë.