Loading...

U ka pën me 230km/h, reagon ashpër këngëtari i njohur: Provoni ta bëni në Serbi apo Zvicër

Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj ka reaguar pasi dy qytetarë nga Kosova u gjo bitën në Shqipëri sepse po lëviznin me makina luksoze me 230 km në orë.

Shpejtësia prej 225km/h ka marrë edhe vëmendjen e mediave zvicerane, të cilat kanë theksuar se dy automjetet nuk ishin në pronësi të shtetasve kosovarë dhe kjo gjë i ka kushtuar atyre hu mbjen e vendit të punës.

‘Lamborghini’ rezulton e marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar në Shqipëri.

Prelvukaj në një shkrim në Facebook shprehet se dy personat që u raportua se makinat i kishin marrë me qira në Zvicër duhet të dërgohen për kontroll mjekësore, të shikohet nëse janë normalë.

Reagimi i plotë në Facebook

“Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontroll mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gj yqësor dhe të zbatohen dë nimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak. I japin makinës (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80 km. Shpërfillin po licinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar. Rrez ikojnë për vd ekje njerëz tjerë.

Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojnë t’i japin makinës atje në këtë mënyrë dhe të ikin nga kontrolli i pol icisë! Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me ar miqësi ndaj nesh dhe poshtë rojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rre zikojnë fëmijët, gratë e burrat e gj akut të tyre”, thotë Prelvukaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com