Loading...

Pol icia kontrolle me radarë e dron në By-Passin e sapohapur në Vlorë/ Ndë shkohen dhjetëra shoferë

Po elicia ka ushtruar kontrolle Bypass-in e sapohapur të Vlorës, ku ka ndë shkuar me dhjetëra shoferë.

Uniformat blu njoftojnë se “Janë ndë shkuar 54 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar; 44 për shkelje të semaforit; 51 për shpejtësi tej normave të lejuara; 53 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 25 për mosvendosje të rripit të sigurimit”.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore e Vlorës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të P olicisë Rrugore, për monitorimin e qarkullimit të automjeteve në Bypass-in e Vlorës, i cili është i pajisur më së miri me sinjalistikë horizontale dhe vertikale, si dhe me tre semaforë.

Radarë, dronë, alkooltestues, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara në terren, për të bërë të mundur evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Pol icisë Rrugore kanë konstatuar parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje të semaforit dhe përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Janë ndëshkuar 54 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar; 44 për shkelje të semaforit; 51 për shpejtësi tej normave të lejuara; 53 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 25 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Mos shpejtoni e mos drejtoni mjetin nën efektin e al koolit apo në gjendje të d ehur, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini të sigurt në destinacion.

Po licia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të de noncojnë në Kom isariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo pal igjshmëri.

#MosUbejStatistike🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com