Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.
Ajo me familjen e saj kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion, për të kaluar pushimet e tyre të verës.
Këngëtarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah linjat trupore.
Ajo ka pozuar me bikini pranë shkëmbinjve buzë bregdetit, teksa nuk ka hezituar që t’iu japë hapësirë edhe të pasmeve të saj atraktive.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën trupore.
Ndonëse është nënë e dy fëmijëve dhe i ka kaluar të 40-tat, Ledina vazhdon të jetë në top formë dhe t’iu bëjë konkurrencë edhe femrave të të 20-tave me paraqitjet e saj.
Këngëtarja nga Tirana është e martuar prej më shumë se një dekade me ish-boksierin kosovar, Naim Kabashin, dhe jetojnë së bashku në Fulda të Gjermanisë.