Loading...

Lajm i bukur/ Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë dy vajza binjake

Lajm i bukur për familjen e gazetares. Moderatorja e njohur Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë, ku në spitalin “Hygeia” ka sjellë në jetë dy vajzat e saj binjake.

Lajmin e bëjnë me dije burime pranë gazetares së njohur. Mësohet se bebushet e zonjës Vasili janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se të voglat e saj do të quhen Nikol dhe Sofi.

Vasili vendosi të ndërpresë për këtë sezon emisionin “Open” pak javë më parë, pasi ishte përcaktuar se së shpejti ajo do të lindte. Familja e gazetares Vasili dhe inxhinierit Armandi, i cili i “rr ëmbeu” zemrën dhe la Londrën për të, tashmë është shtuar me dy vogëlushe binjake, të cilave iu urojmë jetë të gjatë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com