Mbrëmjen e sotme në emisionin “Dola te Ola”, vëllezërit korçarë rrëfyen marrëdhënien që ata kanë patur me nënën e tyre.
Sapo fotografia e saj u shfaq Endri pa nguruar u shpreh se ajo ka qenë heroina e tyre.
Ata rrëfyen se mamaja e tyre i ka rritur me sak rifica të mëdha dhe theksuan se marrëdhënia me të ka qenë shumë e ngushtë.
Vëllezërit korçarë treguan se kur ata kanë qenë rreth moshës 4-vjeçare, prindërit e tyre janë ndarë, dhe kujdestarinë për të tre fëmijët e mori nëna e tyre, e cila më pas i ka rritur e vetme.
Vëllezërit korçarë treguan se që nga ajo kohë ata nuk kanë patur më marrëdhënie dhe kontakte me të atin.
Duke u kthyer pas në kujtime emocio nuese, ata treguan se nëna e tyre pas ndarjes kishte marrë një shtëpi të vogël pranë të afërmve të saj.
Ajo punonte në trikotazh dhe çdo ditë i duhet të çohej për në punë në orën 5:00 të mëngjesit dhe shpeshherë edhe qumështin që ia jepnin në punë ajo e sillte në shtëpi.
Endri e Stefi e cilësuan fëmijërinë e tyre të vë shtirë, por që këtë gjë e kuptojnë sot pasi në atë kohë ata ishin rrethuar me shumë dashuri.