Loading...

I pe nduari i ‘Shpirt-it’ nxjerr zbuluar ko kën e grupit: Sigurohej që dr oga të kalonte pa pr obleme

Zbardhet dosja e oper acionit ndë rkombëtar “Shpirti”, që god iti një b andë që merrej me tr afik dr oge e pastrim pa rash.

Në pr anga ranë edhe pr okurorë e zyrtarë të lartë policie, falë bashkëpunimit që patën me drejtësinë dy prej anëtarëve të grupit, si të pen duar. Njëri prej tyre zbuloi rolin që kishte kreu i grupit kri minal shqiptar, Ilirjan Duçellari. Sipas tij, falë tij bëhej kalimi i sigurt i dro gës nga toka dhe deti.

“Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqoftë ishte arm ik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, që unë e di se punon për pol icinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka një lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte te ne me një “Class E”, me ngjyrë gri, në 2005-2006.
Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashkë me nje person tjetër, që ka thënë që edhe ai ishte një që punonte në p olici. Ishin moshatarë, me flokë të bardha, më duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15.000 euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë.

Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 unë isha në Itali e siç kam thënë, nëse nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zëvendës Drejtor në Dibër, më duket se edhe Festimin e kanë spostuar gjithmonë si Shefi i P olicisë Komisariatit në Dibër.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com