Trana, Durrësi dhe disa qytete të tjera të vendit janë pëtrfshirë paraditen e sotme nga reshje shiu që kanë nisur papritur.
Më të papritura, rreshjet e shiut me intensitet mesatar kanë qenë për pushuesit në plazhin e Durrësit.
Disa kanë qenë duke u larë në det e të tjerë duke marrë rreze në çadrat e tyre, kur ka nisur shiu.
Siç shihet dhe nga video e mëposhtme e Ora News, pushuesit të papërgatitur, kanë marrë peshqirët dhe çfarë kishin në çadrat e shezlongët e tyre dhe janë larguar me shpejtësi.