Gj ykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arr est në bu rg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e pl agosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arr estuan si të përfshirë më mas akrën që prodhoi katër të vr arë. Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të pla gosurve.
Burime bëjnë me dije se p rokuroria kërkoi për të dy arr est në bu rg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gj ykata. Burime bëjnë me dije se në seancë dy të pla gosur nuk kanë dhënë d eklarime.
Ngajrja e rëndë u regjistrua katër ditë më parë, ndërsa gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por që përfundoi në një mas akër.
Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ u përp las me ar më me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Vik tim a mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u pla gosën Hasan Ferracakut dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është vik tima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.
Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut, janë të arr estuarit e vetëm për këtë ngjarje, ndërsa po licia ka shpallur në kë rkim dhe tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dys hohet se kanë qenë bashkëpunëtorë./shqiptarja