Këtë sezon “Portokalli” erdhi me një ndryshim dhe si moderatore nuk ishte më Xhemi Shehu, por Fjoralba Ponari. Fjoralba u pëlqye shumë nga publiku dhe arriti të përshtatej me formatin.
Po sezonin tjetër kush do e prezantojë spektaklin? Sërsih Fjoralba e këtë e ka zbuluar vetë moderatorja.
“A do të jesh prezantuese tek Portokallia?”, e ka pyetur një ndjekës dhe ajo i është përgjigjur me: “Po, po, po”.
Fjoralba ka treguar se është shumë mirënjohëse për dashurinë që ka marrë në këtë sfidë të re.