Hap siparin premiera e re në Teatrin “Petro Marko” “Në Dorë të Fatit” e autorit te ri Ledian Gjeçi dhe me regjisor një nga figurat më të spikatura të skenave shqipëtare,me një begraund për tu admiruar Arben Kumbaro.
Premiera e re përkon me festat e mëdha të nëntorit,por dhe me një ngjarje tepër të rëndësishme për vet këtë teatër 55- vjetorin e lindjes së tij.Në më shumë se gjysëm shekulli ky teatër ka mbajtur mbi shpinë kontributin,djersën,mundin,shpirtin,emocionet të dhjetra aktorëve të cilët janë gdhendur në memorien e qytetarëve të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë me figurat artistike,me karakteret e spikatura që janë gdhendur në memorien e tyre duke përcjellë mesazhe të fuqishme e duke kontribuar kështu në argëtimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare.Po për këtë ngjarje do të ndalem në një moment tjetër.Tani do të flas për ç’ka përjetova në premierën e re të teatrit. Oh zot! ç’mrekulli,çfarë emocionesh,ç’fare harmonizimi,përcjellin aktorët e mrekullueshëm të qytetit të Vlorës.Në një kazino ku përzihen të gjithë këta personazhe në marrëzinë për tu pasuruar shpejt humbasin,përdhosin vlerat dhe karakterin njerzor.Shesin veten,braktisin shtëpinë dhe familjen për të fituar….dhe humbasin gjithëçka edhe jetën e tyre.Në këtë kazino e veçanta dhe e bukura qëndron se përzihen brenda saj jo vetëm njerëz të thjesht por edhe vet shteti.Pa dyshim në këtë sukses të kësaj premiere të mrekullueshme rol të rëndësishëm luan regjisori Arben Kumbaro,me konceptin e vet,me harmonizimin e lojës së aktorëve dhe groteskun me cilin fshikullon këto probleme,ka brenda mesazhin që ju njerëz që shikoni këtë spektakël edhe pse tranzicioni i stërgjatur po na lodh edhe po na mërzit si shoqëri,mos bëni kështu si ne në këtë kazino.Punoni me djersën tuaj dhe ndërtoni jetën me punë të ndershme.Faleminderit trupës së aktorëve të teatrit,faleminderit Arben Kumbaro.
Ejani në teatër….
Anila Ahmataj