Greqia ka shtyrë masat deri më datë 21 qershor për kufirin me Shqipërinë.
Kuotat në Kakavijë bëhen 1500 kalime në ditë, ndërsa më herët ishin 400.
Kriteret për të kaluar kufirin me shtetin grek mbeten po të njëjta.
Greqia vijon të lehtësojë masat kufizuese ndërkohë që sezoni turistik ka filluar. Nga e shtuna ora policore e natës shkoi në 1:30 me 5:00 të mëngjesit, kurse nga 1 korriku u hoq fare.
Po ashtu restorantet mund të hapin ambientet e brendshme, por të ajrosura dhe me dy vendkalime. Muzika u lejua në zonat e ngrënies të cilët akomodojnë vetëm klientët e ulur në tavolina. U lejuan më shumë pjesëmarrës në teatro dhe aktivitetet që kanë për funksion të ofrojnë dëgjesa apo argëtime.
Sa për studentët, rinisën ushtrimet praktike, laboratorike dhe klinike të të gjithë semestrave. Gjithashtu kufiri për shërbimet e hotelerisë u rrit nga 100 në 300 klientë, nga 1 korriku.
Për dyqanet e telefonisë mobile mund të ketë njëkohësisht edhe 4 klientë në ambient të brendshëm.