[sgmb id=”1″]
Pas qarkullimit në media të lajmit për largimin nga posti i drejtorit të Informacionit në Top Channel të Sokol Ballës, ka ardhur konfirmimi zyrtar.
Në një publikuim të fundit, Top Channel thotë se Balla vazhdon emisionin Top Story, por nuk do të drejtojë më ‘Informacionin’.
“Sokol Balla largohet nga detyra e drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00,” thuhet në lajmin e TCH.
E ndërsa në ish-kryeministri Berisha ka reaguar më herët duke e quajtur një tjetër kurban të Edi Ramës. Më tej Berisha thotë se do ketë largime të tjera
Postimi i Berishës:
“Sokol Balla, kurbani i fundit i Norieges?! Kush e ka radhen tani? Nuk dihet, por as pastruesja dhe roja nuk ndjehen te sigurte! Sb”, ishtë ky postim i Berishës