Një veturë është përfshirë nga zj arri teksa ishte në lëvizje e sipër nga Hani i Elezit në drejtim të Prishtinës.
Për fat të mirë si pasojë e këtij zj arri nuk ka persona të lë nduar.
Dj egia e kësaj veture ndodhi saktësisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut ndërsa prezent në veturë ishin prindërit me tre fëmijët e tyre, shqiptar të Maqedonisë së Veriut, transmeton lajmi.net.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i po licisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Një automjet është kapluar nga fl aka drejtimi i lëvizjes së tij ka qenë prej Hanit të Elezit në drejtim të Prishtinës, porsa arrin në fshatin Nikaj të Kaçanikut vëren se po del tym, e ndalon dhe e kaplon fl aka automjetin. Ka qenë një çift me tre fëmijë, të cilët nuk kanë pësuar lën dime. Kanë ardhur zja rrfikësit, automjeti është djegur tërësisht. Personat janë shqiptar të Maqedonisë të Veriut, automjeti poashtu me targa të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.