Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ironizoi mbrëmë kandidatin për kryetar të PD-së Agron Shehaj, teksa tha se PD nuk është “call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.
I pyetur mbi këtë deklaratë Shehaj e injoroi Gjekmarkajn, teksa tha se nuk është habitur aspak nga kjo deklaratë e tij.
“Nuk më habit dhe e injoroj. I ftoj të gjithë ata që mund të ndihen të fyer ta injorojnë gjithashtu”, deklaroi shkurtimisht demokkrati në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Gjekmarkaj e ironizoi Shehajn duke u shprehur se PD nuk është ”call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.
“Në PD nuk mund të përsëritet skema e Edi Ramës me sondazhe të trukuara e të tjera mekanizma. Ose të ketë figura të vogla me ambicie komike. PD nuk është call-center”, tha deputeti Gjekmarkaj.