Në reagimin e parë që kishte, pasi SHBA e shpalli ‘non grata’, ish-Kryeministri Sali Berisha kërkoi prova konkrete nga Sekretari Amerikan të Shtetit, që vërtetojnë se ai ka qenë i përfshirë në korr upsion.
Në mungesë të këtyre, një ditë më pas tha se ka vendosur që ta padisë për shpifje zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara, në një gjykatë në Francë.
Qëndrimet e Blinken, Berisha i konsideron shpifje dhe se Sekretati po bëhet autor i një komedie dhe montazhi politik.
Berisha tha se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, nuk mund të përfitojë nga imuniteti që ka, pasi gjithçka është thënë për të është gënjeshtër.
“Unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, si Franca që të ngrejë ndaj zotit Blinken një padi direkte para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike”, njoftoi deputeti i zgjedhur.
Berisha u shpreh se “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”.
Ai nënvizoi, ashtu si dhe në deklaratën e djeshme, se “që kur kam nisur jetën time politike, por ju garantoj se potë shkoni më tutje, që kur kam prekur rrogën e parë në borderot e shtetit dhe deri dje nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë kam qenë i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korr uptive”.
Berisha, u shpreh se ai u detyrua të ndërmerrte një veprim të tillë, për shkak të “dinjitetit të nëpërkëmbur”, por se “në mënyrë kategorike ky nuk është një akt kundër SHBA-ve, për të cilat ushqej të njejtat ndjenja por ndaj një njeriu I cili pa rreshtuar as prove, fakt apo argument, ka ngritur ak uza që nuk mi kanë ngritur askush kurrë ndaj meje, as kundërshtarët më të egër”.
Padia ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, lidhet me njoftimin ditën e djeshme nga ana e këtij të fundit, se “po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë” duke i ndaluar për pasojë, atij dhe familjes së tij (bashkëshortes dhe dy fëmijëve) hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara. /noa.al/