Në takimin e tij me Olën në emisionin “Përputhen”, Murati e ka ftuar që të udhëtojnë drejt Turqisë për tu takuar me prindërit e tij.
Ajo nuk është menduar dy herë dhe i ka thënë se mund ta caktojë datën për të shkuar.
Ndërsa e pyeti se si do të merren vesh sepse nuk e flet as e kupton gjuhën turke, nisën batutat me Muratin.
Murati: Do të kisha shumë dëshirë të shkonim në Turqi, të takoje mamin, babin.
Ola: Caktoje ditën. Po si do merremi vesh?
Murati: Translate. Ti do flasësh, unë do them atë që duan të dëgjojnë ata.
Në takimin e Olës dhe Muratit ka nisur shiu dhe të dy nuk kanë hezituar që të kërcejnë me njëri-tjetrin.
Ola kishte veshur një fustan të zi, me një të çarë në këmbë, e cila duket se ka marrë vëmendjen e Muratit. Sapo u ngritën, ai vendosi menjëherë dorën në fustanin e saj me qëllim që ta mbyllte dhe më pas nisi të kërcente e ta përqafonte Olën, duke i dhuruar edhe puthje.