Loading...

Aurela Gaçe tregon si reagojnë njerëzit kur e shohin në rrugë: ‘E shk reta si është katandisur, artiste gjasme!’

Të jesh person publik nuk është e thjeshtë, sepse pretendohet që këta individë duhet të jenë të kuruar deri në detaje gjithmonë.
Mirëpo, në realitet nuk ndodh kështu, sepse pas kamerave secili ka një jetë si të gjithë të tjerët dhe këtë e ka theksuar edhe një herë Aurela Gaçe.

Këngëtarja ka treguar nëpërmjet një statusi në Instastory se kur del në lagje, jo gjithmonë është e veshur bukur apo me make up në fytyrë dhe se shpesh ndodh që ta shohin edhe me qeset e pazarit në dorë.
Aurela ka treguar se banorët e lagjes së saj prej dhjetë vitesh janë mësuar me të, por ka nga ata që vijnë nga vende të tjera për të pirë një kafe dhe bëjnë reagime nga më të ndryshmet kur nuk e shohin këngëtaren në të jëjtën gjendje që janë mësuar ta shohin në televizion.
“Unë banoj në një kompleks shumë të populluar, në lagje të zhu rmshme, e sigurisht, shumë kafene e lokale përreth.

U bëra dhjetë vjet në këtë lagje, kështu që për komshinjtë nuk përbën asnjë ‘lajm’ teksa më shohin me pizhama edhe të pakrehur teksa përcjell vajzën në kopsht… as kur kthehem nga palestra me çantën në shpin, flokët kapur si të vijë, pa grim, me tuta e në duar jam me qeska pazari, me tufa me spinaq e qepë të njoma, hudhra, preshë e domate… Por sigurisht, nëpër kafenetë e lagjes, ulen edhe miq nga lagje të tjera. Shoh bërrylin që njofton tjetrën… shikoje… sigurisht ka shoqërim me sy derisa largohesh. Tani një dilemë kam me vete. Çfarë mendojnë e thonë ato-ato teksa unë largohem:

‘Ua, po kjo si ka dalë kështu?’
‘E shk reta si është katandisur, artiste gjasme!’
Apo e treta e vërteta: ‘Lum burri që e ka!’
Mendoj që është e treta”,- shkroi Aurela në postim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com