Loading...

Partia Demokratike refuzon ftesën e Ramës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit

Partia Demokratike ka refuzuar të japë konsensusin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, si frut i ndonjë negociate në tryezë mes PS dhe PD.

Në një deklaratë për shtyp, PD e cilëson kryeministrin Edi Rama si autorin e ma sakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Në reagimin e PD, thuhet se me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, mani pulimet dhe diversionet.

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet.

Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një mas akre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të lu ftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë be tejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, – përfundon deklarata e PD.

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një takimi me deputetët e PS se me PD do të konsultohet për emrin e ri të Presidentit, pas shkarkim të presidenti Ilir Meta por theksoi se me LSI nuk do të ketë kurrë bashkëpunim.

Ndërkohë PD dhe LSI kanë një koalicion pas zgjedhor të lidhur para zgjedhjeve të 25 prillit, ku janë angazhuar për arritjen e disa objektivave.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com