Ditë e veçantë sot për gazetarin Sokol Balla.
Ai feston 48-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, Sokol Balla ka prezantuar për herë të parë vajzën e vogël, e cila erdhi në jetë pak kohë më parë.
Në një postim në Facebook, gazetari Balla tregon se vogëlushja quhet Sayuri, emri i dytë i së voglës që në japonisht përkthehet: Lule e vogël.
Më tej ai shprehet se kjo është ditëlindja e tij e parë, ku i mungon urimi i të atit.
“Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, ne Japonisht. Në kujtim të tim eti. Sot në ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditelindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta”, shkruan Balla, duke i dedikuar kët fjalë vajzës së saj. /NOA.al