Gjermania ka hequr Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’ e vendeve që paraqesin rre zikshmëri të lartë sa i përket infeksioneve të COVID.
Lajmin e dha mjeku shqiptar në Gjermani, Drilon Çupi.
Ai tha se nga Gjermania, Shqipëria vlerësohet si vend që nuk ka rre zikshmëri të lartë. Kjo sipas tij do të thotë se shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë nuk do të duhet të karantinohen dhe po ashtu nuk do të paraqesin më as test negativ të COVID.
“Gjermania ka hequr Shqipërinë së bashku me Maltën nga shtetet me rre zikshmëri të lartë për infektimet me COVID-19. Shqipëria sipas autoriteteve gjermane kanë vlerësuar se janë vende që nuk kanë rrez ikshmëri të lartë. Për Shqipërinë është bërë një vlerësim për shifrat,, në rritjen e incidencës dhe për reagimin e shtetit kundrejt infeksioneve dhe sa kapacitet spitalor. Kjo ka rëndësi për Shqipërinë sepse shqiptarët që do shkojnë në Gjermani nuk kanë më nevojë për karantinë dhe nuk do t’u duhet të paraqesin një test negativ të COVID”, – tha mjeku Drilon Çupi, në një lidhje direkte me Report TV”.
Rënie e rasteve dhe fa taliteteve si dhe fakti që janë kryer deri tani në total 572 226 vaksinime nga vendi ynë, ka bërë që Gjermania t’a heqë Shqipërinë nga “lista e kuqe”./NOA.al