Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për kthimin e studentëve në auditore për konsultimin për provime, duke u bërë thirje që të respektojnë me rigorozitet masat anti-Covid.
Ajo u shpreh më tej se fushata e vaksinimit masiv ka ndikuar në uljen e rasteve të reja, por pandemia ende nuk ka mbaruar, duke theksuar se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, nuk u zbatuan masat e sigurisë.
“Vaksinimi ka ulur ndjeshëm numrat e të infektuarve, por edhe numrin e të vdekurve dhe numrin e të shtruarve në spital. Patjetër, studentët duhet të vazhdojnë të respektojnë në mënyrë rigoroze masat nati-covid. Pra pandemia nuk ka mbaruar. I jemi afruar daljes së tunelit por akoma jemi brenda dhe një lëshim tani do na kthejë mbrapa. Duhet të vazhdojmë të ndjekim masat akoma. Jemi në atë momentin kur e kemi të pavlerësuar mirë nga ana e shifrave influencën që mund të ketë pasur zhvillimi i fushatës elektorale, pasi nuk u zbatuan si duhet masat kundër Covid-19”, u shpreh Rakacolli në Ora News.
