[sgmb id=”1″]
6 shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke, si pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të emigrantëve, që i pajiste me pasaporta të falsifikuara. Sipas medias greke, në një operacion të organizuar në bashkëpunim me Europolin, janë zbuluar katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave.
Dosja penale përfshin të paktën 20 persona, mes tyre dhe 6 shtetas shqiptarë. Raportohet se ky rrjet kriminal ka operuar për të paktën 3 vite, duke i pajisur “klientët” me pasaporta të falsifikuara, kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle.
Më pas ata largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, atij të Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit. Destinacioni i tyre kryesor ishte Britania e Madhe. Sipas autoriteteve greke, ky rrjet kishte falsifikuar qindra pasaporta që dallohen për një saktësi të lartë dhe prandaj mjaft të vështira për t’u zbuluar.