Presidenti Ilir Meta, duket se nuk ka ndër mend të japë dorëheqje pas fitores së maxhorancës socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Pas deklaratave se ai do të largohej nga detyra nëse zoti Rama do të fitonte ndershmërisht zgjedhjet, ai ka lënë të kuptohet se do të largohet nga presidenca vetëm kur ti mbarojë mandati.
Zëdhënësi presidencial Tedi Blushi, në një status në Facebook shkruan se “Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve”.
Në statusin e zotit Blushi nënvizohej se “Presidenti Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.
Blushi shkruan se “Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore.
Presidenti Meta shpreh ke qardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij kr imi të rëndë zgjedhor”.
Kryeministri Rama ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 25 prillit, për zotin Meta i cili ka shkelur ligjin, ka dy rrugë, ose do të japë dorëheqje ose do të nisin procedurat e shk arkimit.
Në një reagim të dytë përmes zëdhënësit Blushi, Meta tha:
Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!”/noa.al