Teksa foli nga sheshi “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama kujtoi të ndjerin Bashkim Fino, që hu mbi jetën gjatë fushatës elektorale nga koronavirusi.
Rama tha se e imagjinon “këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme”.
“Këtu sot mungon dikush që punoi për këtë fitore, miku i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme.
Por, u desh të ikte nga kjo botë, Bashkimi ynë i dashur, që të gjithë të bashkoheshin e të kujtoheshin se vd iq një shqiptar i mirë.
Ma llkimi i së shkuarës nuk na ka lejuar kurrë që në skenën e politikës të jemi bashkë në të gjallë”, tha Rama.