Kryeministri Edi Rama, duke folur nga sheshi “Skënderbej”, ka falenderuar mbështetësit për besimin që i dhanë për një mandate të tretë në krye të qeverisë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha edhe disa fjalë emocionuese edhe për nënën e tij të ndjerë.
“Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, me dashuri pa kushte dhe përkujdesje të paepur.
Dikush që më mungon tm errësisht dhe që po shpresoj se më sheh nga aty lart (ngre sytë nga qielli dhe e puth) nëna ime Aneta.”, tha Rama.