Kandidatët e Partisë Socialiste fitues në Gjirokastër janë përshëndetur me kundërshtarët e tyre hu mbës të Partisë Demokratike, pas mbylljes së votimit.
Blendi Çuçi e Mirela Kumbaro, janë përshëndetur dhe u kanë dhënë dorën në mënyrë paqësore kandidatëve të Partisë Demokratike Tritan Shehu dhe Dasho Aliko.
Ndërkohë në Gjirokastër nga numërimi i fletëve të votimit në 207 qendrat në qarkun e Gjirokastrës, nxorën fituese Partinë Socialiste, me 53.83 % të votave duke siguruar 3 mandate në këtë qark.
Ndryshe nga sa kemi parë në qarqet e tjera ku gara ka qenë shumë e ashpër, edhe në Sarandë duket se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike rezultati është mbyllur me përqafime.
Në mbyllje të procesit të numërimit në një nga KZAZ nr.90 në Sarandë, është parë edhe një përqafim miqësor mes dy “rivaleve”, ministres Anila Denaj dhe Ina Zhupës.
Socialistët kanë marrë 52.56 % të votave e ndërsa demokratët 33.84 %. Partia Socialiste fiton bindshëm me 7842 vota, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 5051 vota, ndërsa LSI 1480 vota.
/NOA.al