Loading...

K onfrontohet fizikisht me vëzhguesin e PD, qytetari largohet dhe merr fletën e votimit me vete

Një tjetër inc ident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi.

Mësohet se një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së çka ka sjellë edhe ten sionim të situatës.

Ata janë kon frontuar fizikisht, ndërsa votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit.

Ky është rasti i tretë i një inc identi të ndodhur në të gjithë vendin. Dy rastet e mëparshme janë regjistruar një një Tiranë, ku një qytetar u kap duke fotografuar votën në shkollën “Andon Zako Çajupi” dhe më pas është arre stuar nga policia.

Po ashtu një tjetër rast është regjistruar në Vlorë, ku sërish një qytetar ka tentuar të fotografojë votën, por është ndaluar nga komisionerët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com