Loading...

Meta bën deklaratë të bujshme, a kuzon ambasadoren Kim se…

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e sotme, ku ka akuzuar ambasadoren amerikane Yuri Kim se e ka kërc ënuar, duke i kërkuar sqë të mos flaës për rikthimin e Ardian Dvoranit në KED.

Sipas tij, ambasadorja i ka thënë “mos bëj zhu rmë se dimë ca gjëra për ty”, ndërkohë që Meta thotë se nuk do e shkelë Kushtetutën dhe Amerika mund të publikojë gjithçka që ka për të, pasi nuk e ka problem.

“Donte të futej në lojë kjo, ta bëjmë lojën tamam ne. Më ka marrë në telefon se kisha bërë letër unë se donin ta fusnin prapë në KLD këtë Dvoranin. Edhe i them unë “thirrini mendjes se ky nuk është as në KLGJ, dhe ky është edhe me Venecian etj, etj”.

Nuk do ta botoja letrën në orën 11 se nuk doja të ndërhyja në një vendim të organeve të drejtësisë. Ajo më merr në telefon dhe më thotë “ti zotëri nesër mos bëj zhu rmë po qe se këta e bëjnë kështu”.

I them “moj zonjë ne kemi bërë një marrëveshje, se ky nuk është as anëtar i gjykatës së Lartë”. “Po ne dimë disa gjëra për ty”, më thotë mua kjo. Ambasadroja i thotë presidentit që dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini për mua i nxirrni i thashë, se unë nuk e shkel Kushtetutën. Çfarë ke ti për mua dhe çfarë ka Amerika për mua mund ta nxirrni dhe unë këtë va gabond dhe h orr nuk e pranoj”, tha Meta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com