Loading...

Automjeti aksidenton rëndë 39-vjeçaren

[sgmb id=”1″]

Më datë 04.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se pranë ambienteve Spitalore ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetase e dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kaluan menjëherë për të marrë kontakt me shtetasen e dëmtuar dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtëtësia A.Ç., 39 vjeçe, banuese në Vlorë është aksidentuar në lagjen “24 Maji”, tek ”rotondua e Çoles”, në rrugën Transballkanike, prej një mjeti.

Drejtuesi i mjetit pasi e ka aksidentuar e ka transportuar të dëmtuarën në Spital dhe më pas është larguar. Policia ka identifikuar targën e mjetit dhe të dhënat por për arsye hetimi nuk bëhën me dije. Shtetasia ka marrë dëmtime të rënda por është jashtë rrezikut për jetën.

Prej Policisë dhe grupit hetimor po punohet për kapjen e shtetasit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com