Loading...

Qytetari vlonjat,Ramës: ‘Nuk më kthehet gruaja në shtëpi deri në 9 të darkës, më thotë jam…’

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në qytetin e Vlorës, ku ka zhvilluar takime me qytetarë dhe mbështetës të Partisë Socialiste.

Teksa fliste për investimet e qeverisë për Lungomaren, Rama tregoi se një qytetar vlonjat e kishte takuar dhe i kishte thënë se nuk do ia jepte votën, sepse gruaja e tij nuk i kthehej në shtëpi deri në 9 të darkës pasi dilte xhiro në Lungomare.

“Më takoi njëri një ditë tha nuk ta jap më votën se nuk më kthehet gruaja në shtëpi deri në 9 të darkës, më thotë jam në Lungomare. Mir ta bën i thashë. Ka punuar për ty gjithë jetën, ka punuar në shtëpi. Ato shtëpitë tek Lungomarja mezi shiteshin, sot hajde bli shtëpi në Vlorë.
Kjo është rruga jonë. Atyre asnjë shans nuk u jepet më, kurse Ilir Meta i ka pasur të gjitha gjërat që një individ duhet të ketë pasur që është bërë 30 vjeç kryeministër, 40 vjeç kryetar kuvendi, 50 vjeç president. Çfarë do Ilir Meta më tani? Asnjë shans. Madje ka thënë se po fitoi Edi Rama jap dorëheqjen. Ne kemi për detyrë ta mundim”, tha Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com