Loading...

Pr otesta e punonjësve të Albcontrol/ Në Aeroportin e Rinasit zbarkojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Ushtrisë

Pas pezullimit të punës nga ana e punonjësve të Albcontrol, në Aeroportin e Rinasit kanë zbarkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Ushtrisë.

Janë dy grupe të posaçme, të pozicionuara pranë zyrave operacionale të Albcontrol.

Duke qenë se objekti është i veçantë për sigurinë kombëtare, është parë e arsyeshme një lëvizje e tillë.

Hapësira ajrore e Shqipërisë në këtë momente është e pa kontrolluar për shkak të mungesës në punë të kontrollorëve.

Këta të fundit kanë aralajmëruar se bllokimi do të vijojë, deri sat ë plotësohen kërkesat e tyre, për rikthimin në punë të kolegëve të shkarkuar një ditë më parë dhe shfuqizimin e vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive dhe transparencë financiare e plotë për vitin 2020, si edhe një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com