Loading...

Pse është e dëmshme t’ju bësh foto fëmijëve?Jeni kuriozë të dini arsyet?

Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kamerës së celularit, prindërit janë në gjendje të fotografojnë çdo moment të fëmijëve teksa rriten dhe t’i ndajnë ato me botën, në vend që t’i mbajnë vetëm për vete
Sipas një studimi, 81% e fëmijëve nën 2 vjeç janë të pranishëm online.
Pavarësisht se fotografimi i tyre nuk është një problem, fotot e shumta mund t’i dëmtojnë. Jeni kuriozë të dini arsyet?
1. Fëmijët mund të mendojnë se janë qendra e universit
Nëse prindërit i bëjnë shumë foto fëmijës pa përfshirë familjen apo shoqërinë e tyre, fëmija mund të krijojë mendimin se vlen vetëm ai/ ajo. Në shumë raste ata marrin celularin dhe fotografojnë veten.

2. Mund të jenë kritikë ndaj vetes më shumë sesa duhet
Fëmijët mund të kërkojnë veshje më të bukura, mund të fiksohen pas kamerës, por edhe mund të pyesin pse nuk duken bukur.
Situata përke qësohet nëse kanë shokë apo shoqe që marrin më shumë “like” sesa ata. Krahasimi i vetes me të tjerët nuk është i shëndetshëm dhe një studim zbuloi se vajzat që shpenzojnë më shumë kohë në Facebook janë më të pakënaqura me peshën e tyre.

3. Fëmijët mund të kenë probleme në krijimin e kujtimeve të fëmijërisë
Prindërit që u bëjnë shumë foto fëmijëve mund të harrojnë se si të flasin për eksperiencat e tyre. Këta prindër i kushtojnë më pak vëmendje asaj që po u ndodh para syve.

4. Fëmijët mund të po shtërohen gjerësisht
Kur fëmijët rriten, disa prej tyre do të donin të mos kishin foto të fëmijërisë në internet. Kur të kenë krijuar një emër, reputacioni i tyre mund të jetë në rrezik nëse prindërit u kanë postuar foto të sikletshme. Ata mund të kenë turp t’u tregojnë fytyrat shokëve në shkollë nëse fotot bëhen virale.

5. Shumë momente nuk janë më private
Fotot postohen nga prindërit pa lejen e fëmijëve, pasi janë të vegjël. Shpërndarja e fotove shihet si detyrim ndaj të tjerëve dhe një pjesë e rëndësishme e identitetit të prindërve.

6. Ata mund të përballen me diskriminim në një moshë të vogël
Fëmijët mund të diskriminohen nga kushdo dhe nga kudo, bazuar në pamjen e jashtme.

7. Ata janë më të rrezikuar ndaj vjedhjes së identitetit
Gjatë postimit të fotove apo videove, prindërit mund të japin informacione të rëndësishme rreth fëmijëve. Këtu përfshihen data e lindjes, gjinia dhe ndonjëherë edhe emri. Vjedhja e identitetit mund të shkaktojë probleme më vonë qoftë edhe për t’u punësuar.

8. Fëmijët mund t’i japin shumë rëndësi asaj se çfarë të tjerët mendojnë rreth tyre
Sipas një studimi në vitin 2018, fëmijët fillojnë të shqetësohen për atë që të tjerët mendojnë rreth tyre që kur janë 24 muajsh.

Nëse prindërit i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme të fëmijëve dhe u thonë se çfarë të veshin, atëherë ata do të ndërtojnë këtë formë të të menduarit.
Sa foto u bëni fëmijëve në ditë dhe sa shpesh i postoni online?

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com