Loading...

Moderatorja e njohur Eni Vasili publikon foton e rrallë me Bashkim Finon

Moderatorja e njohur Eni Vasili ka publikuar një foto të rrallë të Bashkim Finos, në kohën kur ai mori detyrën e e kryeministrit të Shqipërisë.

Ishte marsi i vitit 1997. Eni Vasili asokohe ishte gazetare e Televizionit Publik Shqiptar dhe shoqëroi ish-kryeministrin në vizitën e parë jashtë vendit.

Bashkim Fino humbi sot betejën me Covid, ndërsa gazetarja e ka kujtuar përmes një fotoje të rrallë, duke shprehur ngu shëllimet për familjarët.

“1997. Vizita e pare e kryeministrit te pajtimit jashte vendit ka qene ne Turqi. Une, me nje grup te TVSh-se ndoqem viziten e delegacionit shqiptar ne ate kohe dhe kjo foto eshte marre gjate nje interviste menjehere pas takimit me homologun e tij te kohes. Edhe pse deri atehere nje politikan lokal, Bashkim Fino e veshi me zhdervjelltesi dhe dinjitet kostumin e kryeministrit ne nje momementet me te veshtira qe ka kaluar vendi. Ngushellime familjes per humbjen e pakompensueshme”, – shkroi Eni Vasili.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com