Loading...

Kush është partneri i Eni Vasilit që br aktisi Londrën për dashurinë e jetës

Moderatorja e njohur e ekranit Eni Vasili është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Këtë lajm ajo ka preferuar që të mos e bëjë publik, edhe pse është pothuajse çdo ditë në ekran.

Moderatorja dhe partneri i saj prej disa vitesh, Armandi janë në pritje të fëmijës së tyre.

Ata prej shumë vitesh jetojnë historinë e tyre të dashurisë, e cila fillimisht nisi në distancë, pasi inxhinieri jetonte në Londër.

Si nisi njohja e Vasilit me partnerin e saj

Armandi jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër, por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.

Miqtë tregojnë se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, siç e ka thënë edhe vetë, është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare dhe as që bëhej fjalë që të pranonte të linte Shqipërinë e bashkë me të edhe punën, për të cilën kishte investuar kaq shumë.

Armandi vendosi të lërë Londrën dhe të vijë të jetojë në Tiranë.

Armandi ka qenë një mbështetës i madh në karrierën e Enit Vasilit.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com