Loading...

Edi Reja publikon formacionin anti-Andorra

ANDORRË-Shqipëria nis sot aventurën për në “Katar “2022” në 20:45, duke sfiduar Andorrën.

Edi Reja, në konferencën e djeshme, mohoi eksperimentet dhe tha se do të hedhë në fushë lojtarët te të cilët ka më shumë besim se kanë mentalitetin e duhur për një ndeshje si kjo.
Dhe kështu ndodhi!

Trajneri i besoi modulit tradicional 3-5-2.
Porta nis me kapitenin Etrit Berisha.Mbrojtja do të formohet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla të mbështetur nga Lenjani dhe Hysaj nga krahët, teksa Gjasula, Bare dhe Memushaj do të formojnë treshen e mesit të fushës. Su lmi përbëhet nga dyshja Cikalleshi-Manaj.

ANDORRË: Gomes; Llovera, Vales, San Nikolas, Rubio; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez. Trajner: Koldo Alvarez

SHQIPËRI: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani, Hysaj; Gjasula, Bare, Memushaj; Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com