Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi shkaktuan shumë zh urmë dhe reagime nga ana e publikut kur deklaruan lidhjen publikisht pak muaj më parë.
Një ndër çiftet më të përfolura te “Për’puthen” u bënë bashkë jashtë emisionit pavarësisht se gjithçka nisi aty brenda.
Pasi Tea doli me Andi Shehun nga programi, në rrjet qarkulluan fotot e saj duke u puthur me Beartin.
Ndonëse u kritikuan pafund, dyshja vazhdoi të qëndronte bashkë e të publikonte foto e video nga përditshmëria e tyre me ndjekësit në rrjete sociale.
Por duket se pas ‘muajit të mjaltit; gjithçka mori fund mes tyre.
Pak ditë më parë, çifti udhëtoi drejt Turqisë për të kaluar disa ditë pushimi bashkë me motrën e Teas dhe me shokun e saj të ngushtë, si dhe me motrën dhe nënën e Beartit.
Dyshja gjatë pushimeve nisi të hidhte thumba për njëri-tjetrin në Instastory, duke ngritur dyshimet se nuk janë më bashkë.
Tea ndau me fansat faktin se nuk ishte e lumtur në ato momente dhe madje tha se nuk e kishte festuar ditëlindjen, sepse mendonte se ditëlindjet e saj janë të mallkuara.
Bearti nga ana tjetër, publikoi një status, ku shkruhej:
“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”.
Dyshja gjithashtu kanë fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë në Instagram, jo vetëm ato dyke u puthur, çka përforcuar dy shimet.
Ata kanë lënë pa fshirë vetëm fotot, që kanë realizuar për kompani të dnryshme.
Tea dhe Bearti madje nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
/NOA.al