Vilsoni, një 11-vjeçar me sindromën “Down” është një ndër fansat më të mëdhenj të Marina Vjollcës.
Këtë e ka treguar babai i tij, teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në “Ka një mesazh për ty”.
Nisur nga kjo, moderatori Ardit Gjebrea vendosi që t’i bënte një surprizë 11-vjeçarit duke sjellë në studio pikërisht Marinën.
Vilsoni vrapoi menjëherë drejt moderatores për ta përqafuar, ndërkohë që Marina i dhuroi një puthje në faqe, nga e cila i mbeti shenja e buzëkuqit të kuq.
Mirëpo, Vilsoni kërkoi që ajo t’ia fshinte shenjën, duke thënë se i bëhet xheloze e dashura.
Pjesë nga biseda:
Marina Vjollca: Të ta fshi apo do e mbash kujtim?
Vilsoni: Jo.
Ardit Gjebrea: Mos mo ta kishe mbajtur kujtim.
Vilsoni: Jo, jo.
Ardit Gjebrea: Pse ta shikon ndonjë dhe bëhet xheloze?
Vilsoni: Po.
Marina Vjollca: Kush bëhet xheloze more?
Vilsoni: E dashura.
Marina Vjollca: Vilson, nuk jam unë e dashura jote?
Vilsoni: Jo ti ke burrin.
Marina Vjollca: Ku e di ti që kam burrin unë mo?
Vilsoni: Po e di.
Marina Vjollca: E kush është e dashura jote, si e ka emrin?
Vilsoni: Ledi.
Marina Vjollca: Unë po bëhem xheloze.
Vilsoni: Jo, jo mos u bëj.
/NOA.al