Loading...

Ermal Mamaqi feston ditëlindjen: ‘Kam ditëlindjen sot! Nuk e di ça moshe jam. Më ka ngel kalendari te 23 vjeç’

Ermal Mamaqi festoi dje ditëlindjen. Mirëpo, edhe pse në kohë pandemie, këngëtari është surprizuar me një super festë të organizuar me shumë të ftuar.

Aktori dhe producenti fillimisht publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, ku shihej me një tortë në duar.

“Kam ditëlindjen sot! Nuk e di ça moshe jam. Më ka ngel kalendari te 23 vjeç”, shkroi krahas postimit me humor Mamaqi.

Në këtë ditë të rëndësishme, ka qenë Amarda, që është kujdesur t’i bëjë surprizën më të bukur.

Ajo publikoi në Instagramin e saj një video, në të cilën shihet Ermali në mes të një skene të organizuar posaçërisht për të, si dhe shumë personazhe të njohur të ftuar.

“Për ty që ke ndriçuar si yll jetën time! Gëzuar ditëlindjen! Edhe pse është shumë vështirë të surprizosh një njeri si ty, ja dola të mos më parashikoje këtë herë! Të dua shumë!”, ishin fjalët që Amarda zgjodhi për ta uruar partnerin e saj.

Këngëtari nuk ka respektuar orën po licore, duke thyer kështu rregullat anti-covid, prandaj Ermali u dë nua me gj obë për organizimin e aktiviteteve masive.

Në Instastory-t e publikuara nga të ftuarit, shihen disa artistë që ngjiten në skenë për të performuar, ndër të cilët është edhe Elvana Gjata.

Këngëtarja e uroi fillimisht Ermalin nëpërmjet publikimit të një fotoje në rrjete sociale, krahas së cilës shkruante: “Gëzuam të gjithë bashkë në ditëlindjen tënde të 23-të. Çfarë bekimi, frymëzimi dhe model i vërtetë je Ermal Mamaqi! Kaq krenare për ty!”.

Ermali prej disa vitesh nuk është më pjesë e ekranit, pasi i është përkushtuar kinematografisë, si dhe pasionit të tij si “motivational speaker”.

Deri më tani, aktori ka realizuar dy filma: “2 gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”. E vetëm pak ditë më parë, ai njoftoi se shumë shpejt do të vijë me një serial të ri.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com