Loading...

Itali/ Kr iza nga pandemia, qindra qytetarë në radhë për bukë në Milano

Këta qindra italianë qëndrojnë në radhë në Milano për të marrë ndihma ushqimore, bukë dhe ushqime të tjera jetike.

Numri i tyre është shtuar në veçanti gjatë këtyre ditëve, kur po ndjehet gjithnjë e më shumë efekti i kr izës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit që ka god itur vendin ashtu si gjithë botën
Radhët arrijnë në disa dhjetëra metra dhe të kujtojnë ato të viteve ’30 në shumë vende evropiane të pr ekura nga kriza financiare mes dy luftërave botërore.

Qendrat e ndihmave ushqimore janë ngritur nga autoritetet e rajonit të Lombardisë, me kontributin edhe të donatorëve të ndryshëm dhe të vullnetarëve që merren me shpërndarjen.

Drejtuesit e këtyre qendrave thonë se ditët e fundit janë shtuar personat që qëndrojnë me orë të tëra në radhë dhe bien në sy gjithmonë e më shumë moshat e reja duke nisur nga 28-vjeçarët.

Qendra të tilla janë hapur edhe në qytete të tjera, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar polemika mes partive politike, që i bëjnë thirrje qeverisë të reagojë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com