Loading...

Prapaskenat e spektakli, Saimiri mbetet beqar

Saimir Kasemi, pas mbylljes së spektaklit “Love Story”, mbetet beqar, ashtu si edhe të gjitha vajzat që morën pjesë në spektakël.

Protagonisti kryesor i “show” të njohur televiziv në Shqipëri është kthyer në Gjermani, nga ku nuk ka preferuar të flasë dhe as të postojë ndonjë foto me Merin, vajzën që ai zgjodhi në natën finale.

Pas çdo postimi në Instagram, ku shfaqet i vetëm, ndjekësit nuk ngurojnë ta pyesin vazhdimisht se ‘ku e ka Merin’, duke e parë me dyshim zgjedhjen apo moszgjidhjen e tij. Po aq të shumtë janë ata që nuk besojnë se Saimiri e pati seriozisht kur si përfundim ai tha se zgjodhi vajzën nga Elbasani, fillimisht për njohje e ndoshta më tej edhe për martesë.

Meri Murrizi nga ana tjetër, pas spektaklit, vazhdon jetën e saj në Shqipëri. Nëse do të kishte diçka serioze mes tyre, ajo sigurisht do të ishte ftuar të shkonte qoftë edhe një ditë në Gjermani.

Meri, pas spektaklit thjesht i jep pëlqime postimeve të Saimirit, ndërsa ka fshirë të gjithë fotot familjare apo edhe ato me shoqërinë nga e kaluara e saj. Vajza nga Elbasani është përfolur gjerësisht nga ata që e njohin se ajo i përket komunitetit rom, çka i habiti jo pak sesi ishte e mundur që pikërisht të ishte ajo e zgjedhura e Saimirit. Në fakt besohet se ishte thjesht “shoë”!

Faktet të çojnë te dyshimet e forta. Meri është shfaqur pak vite më parë në Indi, me disa miq të saj. Në atë kohë ajo pranoi se kishte miqësi me Mevlanin, një tjetër personazh që po kërkon nuse në një ekran tjetër, te “Për’puthen”.

Në Bollivud, Indi, shkojnë shumë të rinj anembanë botës, në kërkim të një karriere televizive, kryesisht në botën artistike. Pas kthimit pa sukses, si Meri, ashtu edhe Mevlani tentuan të provonin një eksperiencë në Shqipëri, ku secili duket se ia arriti qëllimit. Prej kohësh në kërkim të famës, ata ia dolën dhe u bënë të njohur, ndonëse në dy programe rivale.

Gjithsesi, Saimiri në kërkim të nuses, pas mbylljes së spektaklit duket se prishi miqësinë me Generda Braçen. Ajo jeton në Shtutgart të Gjermanisë, shumë pranë Saimirit. Por pas mbylljes së spektaklit Generda pranoi se i kishte mbetur hatri prej tij dhe madje nuk i ka pëlqyer asnjë nga fotot e fundit të Saimirit. Ndoshta ngaqë Saimiri në finale, ishte i detyruar nga produksioni të zgjidhte Merin.

Megjithëse Saimiri kishte të drejtën të refuzonte secilën prej dy vajzave finaliste, ai bëri një zgjedhje.

Enxhell Lengo ishte një tjetër nga vajzat e tjera të spektaklit, e cila u besua se ishte ajo e përzgjedhura e Saimirit. Por çuditërisht Enxhell vendosi të largohej vetë para finales, siç duket, e mërzitur nga prapaskenat e produksionit që kishin paracaktuar gjithçka, apo duke nuhatur se diçka nuk shkonte ashtu siç duhej.

Vajza nga Gjirokastra ka vijuar këto ditë punën e saj, në fushën e mjekësisë, si dhe të pasionit për modën, duke i shtuar enigmat mbi zgjedhjen ‘finale’ dhe reale për martesë të Saimirit.

Megjithatë, spektakli ka rreth një muaj që mbaroi dhe fakt është se të gjithë pjesëmarrësit aktualisht janë ende beqarë. Ka ende kohë për martesë, për të gjithë!/noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com