Dy fëmijë, 4 dhe 6 vjeç, tani janë jetimë.
Një i tretë nuk erdhi kurrë në këtë botë. Dy prindërit e tyre nuk janë më. Ajo, nëna, u v ra ba rbarisht me 31 go ditje th ike. Ai, babai, u gjet i vd ekur jo larg shtëpisë, nuk dihet si dhe pse.
Tr agjedia ka pll akosur në familjen Medinaj në lagjen “Sheq i madh” të qytetit Fier. Irvana Hyka Medinaj, 28 vjeçe, vd iq pardje pasi u su lmua me thi kë nga burri i saj Demokrat Medinaj, një vit më i madh.
Tani dy fëmijët motakë kanë mbetur pa prindër dhe po mbahen nga të afërmit.
Por pse ndodhi e gjitha kjo?
Të afërmit pohuan se Irvana e ndjerë ishte rreth gjashtë javëshe shtatzënë dhe priste një fëmijë të tretë.
Atë mbrëmje të së mërkurës, dy bashkëshortët, Irvana dhe Demokrat Medinaj kanë qenë në shtëpi bashkë me dy fëmijët e tyre të mitur dhe disa familjarë të tjerë.
Burrë e grua kanë qenë duke folur së bashku, por në bisedë e sipër mes çiftit ka lindur një d ebat. Më pas, gjithçka ka kaluar në of endime dhe përpl ase mes tyre.
Në ato momente, aty gjendej dhe fëmija më i madh, 6 vjeçar.
Banesa ku ndodhi ngjarja
Në një situatë që doli jashtë kontrollit, 29-vjeçari ka marrë thi kën e kuzhinës dhe ka nisur ta që llojë gruan e tij plot 31 herë duke e ma sakruar atë.
Edhe pse kanë tentuar familjarët ta ndalojnë, i riu ndoshta i pavetëdijshëm në ato çaste, u tha të largohen se mund të shkonte edhe më keq situata.
Familjarët kanë njoftuar pol icinë e cila disa minuta më pas u gjend aty. Në skenën e kr imit mungonte autori i dy shuar i cili u zh duk nga shtëpia.
Sakaq, nën mbikëqyrje të ps ikologut po mbahet fëmija 6 vjeç, i cili për shkak se ka parë skenën e kr imit është i tr onditur.
Në h etimet e para po licore, mësohet se të afërmit kanë treguar se gjithçka ndodhi për një fjalë goje.
Sipas tyre, sherri filloi për pak gjë, duke marrë seriozisht fjalët e njëri-tjetrit. Të afërmit pohojnë se lidhja martesore gati 10 vjeçare e çiftit Medinaj ka qenë normale dhe çifti nuk ka pasur më parë ndonjë sherr domethënës.
Të afërmit e çiftit Medinaj
Ata gjithashtu kanë përjashtuar mundësinë që Demokrat Medinaj të ketë pasur pr obleme mendore. Sipas tyre, ai ishte n evrik, por jo i sëmurë mendor.
Megjithatë askush nuk shpreh qartësisht se cili ishte shkaku që çifti përfundoi në tr agjedi me dy të rritur të vde kur, një fëmijë ende të palindur dhe me dy fëmijë që mbetën jetimë
Ndërsa familja bëhej gati për të përcjellë Irvanën në banesën e fundit, dje u mësua se edhe Demokrati kishte vd ekur. Paraditen e djeshme, 29-vjeçari Demokrat Medinaj, u gjet i paj etë në vendgrumbullimin e mbetjeve në periferi të qytetit të Fierit.
Vendi ku u gjet ku foma e të riut ishte rretj 300 metra larg banesës ku ndodhi ngjarja e rëndë, te zona e njohur si “Vija e ngjalës”
Nga hetimet paraprake, dyshohet që i riu të jetë vetëh elmuar pasi kreu kr imin dhe u arr atis. Këto dyshime janë hedhur pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dh une.