Loading...

Njihuni me gruan ‘pa letra’ të Salsano Rapit, gati ta rivalizojë në ekran

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli do të ndahen në dy programet kundërshtare të humorit, që nisin transmetimin këtë të diel.

Moderatori dhe aktori i njohur do të vazhdojë të jetë në “Portokalli”, ndërsa gruaja e tij do të jetë pjesë e “Kosherja”, projekti i ri televiziv humori që hap siparin shumë shpejt.

Prej shumë vitesh në bashkëjetesë dhe prindër të dy fëmijëve, çifti i aktorëve do shkojnë në drejtime të ndryshme televizive.

“Kosherja” është programi më i ri i humorit që do nisë transmetimin në “ABC” me regji të Altin Bashës, i cili ka vendosur ta sfidojë me kast Salsanon, duke i marrë në kast partneren, e cila automatikisht bëhet rivalja e tij të dielave.

Bashkëshortja e Salsanos ka qenë e panjohur deri tani për publikun.

Nga bashkëjetesa e tyre ata janë prindër të lumtur të dy vajzave. Salsano Rrapi vendosi që disa ditë më parë t’ia kushtonte një mbrëmje të bukur vajzave të tij, të cilat e kanë shprehur të gjithë talentin në kokën e aktorit. Kjo sepse vogëlushet morën penela dhe ngjyra dhe filluan të pikturonin.

“Para xhirimeve të filmit ‘Babai indian’. ‘Make up artist’ Maram”, shkroi aktori i humorit krahas videos së postuar në “Instastory”. Salsano është shumë i rezervuar kur vjen puna te jeta e tij private, e kjo duket te fakti që nuk publikon foto familjare, sidomos me vajzat e tij: Marg dhe Amal.

Ai dhe Erjona që prej shumë vitesh bashkëjetojnë, nuk janë celebruar ende dhe ende nuk e kanë vendosur se kur do të jenë të martuar me letra.

I ftuar në një intervistë televizive, Salsano rrëfeu edhe për avantazhet e të qenit “single”. Duke pranuar se ai dhe Erjona nuk janë martuar akoma, Salsano tregoi edhe rastin kur ka përfituar nga kjo mosmartesë me letra.

“Ne shkuam për ta regjistruar gocën në çerdhe, na sugjeruan një çerdhe të mirë, sepse vajza ime është shumë sociale, i pëlqen shumë fëmijët, por nga frika e sëmundjeve, e kemi mbajtur në shtëpi këto kohë. Kur shkuam atje, do të bënim regjistrimin”.

Erdhi drejtoresha e kopshtit dhe iu drejtua Erjonës për mbiemrin, Kakeli e ka Erjona: “Nuk jam e martuar, – i tha Erjona. – Ah, ti je ‘single’? – Po! – Atëherë ti nuk paguan asnjë lekë, se je një mama ‘single’”. Ja një avantazh i mos martesës me letra”, tha Salsano me të qeshur, megjithatë shtoi se për këtë martesën zyrtare akoma nuk e kanë vendosur.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com