Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, janë një ndër çiftet më ‘cute’ të “Instagram”-it.
Ata janë partnerë jete, punojnë bashkë, udhëtojnë bashkë dhe rrisin fëmijët bashkë. Së fundmi, çifti është bekuar me një bebush, të cilit i vendosën emrin më të veçantë që kishim dëgjuar: Diell.
Shpeshherë në rrjete sociale moderatorja na “servir” momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, ashtu siç ka bërë edhe sot. Ajo dhe Eduarti kanë udhëtuar të dy me makinë për të shkuar diku, mirëpo kanë nisur ankesat!
Arbana, e cila dikur dëgjonte muzikë në makinë, tashmë dëgjon ndeshjet e futbollit, të cilat partneri i saj i ndjek me ëndje. Pikërisht në “problemin” e moderatores gjetën veten shumë femra!
“Nuk e di domethënë, pse jeta ime përfundoi kështu”, shkruan Arbana me humor, teksa tregon Eduartin të fokusuar te ndeshja. “Jeta jote është bërë më e bukur, larmi. Art, sport, televizion… Kaq”, tha Eduarti, duke e bërë Arbanën të qeshë.
“Po shikojmë Vllazninë, dikur dëgjoja muzikë në makinë”, shkruan ajo krahas videos. Po, e dimë që ndani të njëjtin hall me Arbanën dhe partnerët s’ju lejojnë të dëgjoni gjithmonë ç’ju do qejfi ju në makinë!
/NOA.al