Aktorja Jane Seymour, 70 vjeçe, duket e pabesueshme për moshën që ka, pasi është shfaqur në një plazh me nipërit e mbesat e saj, Luna dhe Wills, në Hawaii të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jane është nënë e gjashtë fëmijëve, vajzës Katherine, djalit Sean, binjakëve John dhe Kristopher, si dhe fëmijëve nga burri Jenni (vajza e burrit, David Flynn) dhe Kalen (djali i burrit, James Keach).
Jane Seymour e lindur në Britaninë e Madhe ka gjithsej katër projekte të ardhshme, duke përfshirë dy seriale televizive dhe dy filma.
Aktorja, kohët e fundit zbuloi se ende peshon po aq sa kur ajo ishte 17 vjeçe siç shihni dhe në fotogaleri.
Megjithëse thotë se përpiqet të ‘mbahet në formë dhe e shëndetshme” ajo nuk treguar ndonjë sekret, madje këmbëngul se nuk ka mbajtur kurrë ndonjë dietë. Duket se ky sekret rinie të përjetshme është më tepër genetik, por pa u lënë mënjanë kujdesja e vazhdueshme ndaj vetes.
Gruaja 70 vjeçare pohon se i ka qëndruar larg ndërhyrjeve estetike. /NOA.al