Muhamet Bizhga me origjinë nga Gjirokastra ishte në emisionin Për’puthen+ 40 për të gjetur “shpirtin binjak”.
Ai është 44 vjeç dhe aktualisht jeton në Tiranë ku kujdeset për biznesin e tij.
Ai është shprehur se ish-bashkëshortja nuk ishte dakord të vinte në program, por djali i tij 13-vjeçar ndikoi që të bëhej pjesë e programit.
“E bëri një reagim para se të vija këtu. Mendoi se nuk ishte mirë të vija këtu, por pas një bisede dhe me djalin… Djali më dha mbështetjen, pastaj edhe me mamin. Kam diku 8 vite i divorcuar. Mendonte se televizioni mund të ndikonte tek fëmija”.