Loading...

Ami dhe Ermali pas Covid, tregojnë simptomat që kishin

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë kaluar koronavirusin, por nuk e bënë publike, teksa së fundmi kanë treguar simptomat që kishin.

Të ftuar “Dua të të bëj të lumtur”, ata u shprehën: “Në fillim thonim “Jo se nuk është Covidi”, por doli që ishte. Megjithatë e kaluam lehtë”.

Ndër të tjera, Ami foli dhe për historinë e tyre të dashurisë. Ajo tha se 10 vitet si të martuar kanë qenë shumë intensivë, por shumë të lumtura.

Ami festoi dy ditë më parë përvjetorin e 39-të dhe në këtë ditë të veçantë nuk mungoi as urimi i Ermalit. Krahas një videoje ku dukeshin të lumtur, Ermali ka shkruar: “Njeriu i vetëm që i lejoj të më kontrollojë humorin, lumturinë, jetën…

“Gëzuar dashuri. Sa më shumë rritesh ti, aq më shumë kuptoj që do bëhem një plak mistrec, që do më fshehësh librat, purot dhe konjakun se do të duash të shohim filma bashkë”./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com